Nëse realizohet parashikimi i publikuar në portalin “Severe Weather Europe“, javën e ardhshme Evropën sipas të gjitha gjasave do ta përfshijë një valë e re nxehtësie.

Priten temperatura prej 8-10 gradë Celsius mbi mesataren për mesin e shtatorit dhe atë në Evropën qendore, perëndimore dhe lindore, trasnemton gazetametro.net.

Kjo shmangie nga temperaturat mesatare do të thotë se në veri të Evropës, në pjesë të Gjermanisë e Beneluskit, temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë.

Por, temperatura edhe më të larta priten në pjesën jugore të Evropës, kështu që për Francën, Italinë dhe pjesë të BeH-së. Hungarisë, Kroacisë e Serbisë parashihen temperatura mbi 30 gradë Celsius.

Nga harta megjithatë duket se Kosova nuk do të jetë e përfshirë nga temperaturat më të larta të kësaj periudhe, ndërkaq sipas portalit AccuWeather temperaturat më të larta do të jenë deri në 28 gradë Celsius dhe atë vetëm dy ditë – të hënën dhe të martën.

Sipas parashikimit, vala e nxehtësisë duhet ta godasë Evropën të hënën më 17 shtator dhe të zgjasë deri në mes të javës.