Sot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki, mori pjesë në promovimin e parkut të ri në komunën e Çairit, me çka u  shënua Dita  Botërore e Paqes.

Kjo ngjarje u ndoq nga kryetari i komunës  së Shkupit, Petre Shilegov, kryetari i komunës  së Çairit, Visar Ganiu dhe drejtori i NP Parqet  dhe gjelbërimet,  Ardijan Muça.

– Me kyçjen tonë, ne dërgojmë mesazhin se po promovojmë vlerat evropiane për ruajtjen e mjedisit. Gjithashtu tregojmë gatishmërinë tonë për anëtarësimin në NATO, duke premtuar kështu paqen në botë – tha ministri Duraki në fjalimin e tij.

Nxënësit e shkollës fillore “Imri Elezi” kanë mbjellë lule në simbolin e NATO-s, duke mbështetur simbolikisht paqen në botë dhe shprehën dëshirën për të inkurajuar ndërgjegjësimin për mbrojtjen dhe kujdesin mjedisor, veçanërisht në këtë pjesë të Shkupit, ku ky kujdes  është shumë i  dobët.

Pastaj, ministri, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë, liroi pëllumbin, duke nderuar kështu Ditën Ndërkombëtare të Paqes.