Moti në mëngjes ishte i ftohtë dhe i kthjellët me temperaturë nën zero në Berovë dhe Lazaropole. Temperatura të ulta, të cilat në disa vende do jenë nën zero sipas paralajmërimeve të meteorologëve, do të ketë edhe nesër.

Në mëngjes temperaturat minimale kanë lëvizur prej -3 në Berovë, -2 në Lazaropole, zero në Kriva Palankë, Shkup Petrovec, Krushevë dhe Strumicë, një në Pretor dhe Manastir, dy në Tetovë dhe Demir Kapi, tre në Ohër, Gjurishtë dhe Topoloçan, katër në Pozharan, Shtip dhe Kumanovë, pesë në Shkup dhe Prilep, gjashtë në Gjevgjeli, deri shtatë gradë në Dojran.

Gjatë ditës moti do të jetë me diell me erë mesatare, përkohësisht edhe të përforcuar verilindore. Temperatura maksimale do të lëviz prej 16 deri 24 gradë Celsius.