Rapsodi i njohur shqiptar, i famshëm për thurjen e këngëve patriotike, Hashim Shala ka ndërruar jetë.
Shumë vite me radhë, i ndjeri krijoi dhe kultivoi zhanrin e muzikës burimore folklorike,.
Shala ishte pjesëmarrës në shumë festivale të muzikës.
Ai ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga miku i tij Sevdi Malësia.
Varrimi i rapsodit bëhet nesër në ora 13.00
Hashim Shala u lind në Vërbofc të Drenicës në vitin 1936 nga një familje bujare me traditë kombëtare.