Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot i ndau bursat “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2018/2019. Në mënyrë tradicionale edhe këtë vit u ndanë 20 bursa për studimet pasdiplomike në Programin për administratë biznesi – MBA të Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit Shefild, Siti kolexh në Selanik.

“Duke studiuar ata ndërtojnë marrëdhënie personale me kolegët e tyre grekë me të cilët komunikojnë pa ndërmjetësimin e elitave politike dhe perceptimeve të shtrembëruara mediatike. Me projektet e tilla krijojmë një gjeneratë të re të të rinjve të cilët nuk do të stërngarkohen me paragjykimet e së kaluarës. Gjeneratat të cilat do të fitojnë besimin e ndërsjellë përmes respektimit dhe pranimit të ndërsjellë”, tha presidenti Ivanov.

Kjo nismë përmes së cilës Greqia investon tek të rinjtë nga Maqedonia, theksoi presidenti i Maqedonisë është shembull pozitiv për bashkëpunim dhe për ndërtimin e besimit midis Marrëveshjes së nënshkruar ndërqeveritare e cila është asimetrike dhe me të cilën kultivohet dinjiteti ynë njerëzor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi i përgëzoi bursistët dhe u dëshiroi studime të suksesshme të magjistraturës.

“Të gjithë bursistëve u dëshiroj me sukses t’i përfundojnë studimet në afatin e paraparë dhe të fitojnë sa më shumë njohuri, t’i zhvillojnë aftësitë e tyre të punës dhe lidere prej të cilave do të kenë dobi personalisht por edhe organizatat ku janë të punësuar apo kanë qëllim të angazhohen. Gjithsesi kjo është në dobi edhe të prosperitetit tonë të përgjithshëm”, tha ministri Ademi.

Drejtori i programit për studime të magjistraturës për biznes administratë në kuadër të “Sti Kolexh” nga Selaniku, Xhorxh Efstatiadis porositi se programi mundëson shqyrtim të balancuar të perspektivave ndërkombëtare si edhe mundësi për kombinimin e teorisë me praktikën.

“Do të fitoni përvojë më të madhe në mësim, me mundësi që të studioni dhe të lidheni me bashkëmoshatarët tuaj prej 25 vendeve të tjera”, tha Efstatiadis.

Bursat i siguruan Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë dhe Universiteti Shefild ndërsa mbështetës i ndarjes së tyre është Presidenti i Republikës së Maqedonisë. Deri më tani mbi 200 bursistë prej 12 gjeneratave kanë pasur mundësi të studiojnë në Siti Kolexhin prestigjioz në Selanik.