Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, ia ka bërë me dije drejtuesve të klubit se ai do të kërkojë të largohet nëse nuk ia garantojnë vendin në formacionin e parë për ndeshjes e kupës të këtij sezoni, raporton Don Balon.

Portieri kilian ka qenë pjesë e klubit madrilen që nga viti 2014. Gjatë kësaj kohe ai e ka fituar katër herë titullin e Ligës së Kampionëve dhe një herë La Ligën. Për më tepër, ai është shpërblyer edhe me çmimin për portierin më të mirë të vitit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, përkundër këtyre titujve që i kanë fituar me Navasin në portë, gjatë afatit kalimtar të verës, Real Madridi kishte kërkuar për ta përforcuar këtë pozitë. Përfundimisht, ata e transmeton Thibaut Courtois nga Chelsea për 35 milionë euro.

Megjithatë, presidenti i klubit, Florentino Perez nuk pritet të dorëzohet para kërkesave të Navasit, pasi që i ka thënë edhe vetë kilianit se ata nuk e kanë blerë Thibaut Courtois për të qëndruar në bankën rezervë.