Pesë muaj pas nisjes, teleskopi orbital i NASA-s që kërkon për planetët jashtë Sistemit Diellor, ka zbuluar dy planetë të largët, thanë zyrtarët.

Sateliti i NASA-s TESS ka zbuluar “Super-Tokën” dhe “Tokën e Ngrohtë” në sistemet diellore së paku 49 vite dritë larg.

Misioni TESS do të zgjasë dy vjet dhe do të kushtojë 337 milionë dollarë, dhe synon të zgjerojë njohuritë e astronomëve për të ashtuquajturit  eksoplanetë që rrethojnë yjet e largët.

Planetët e zbuluar janë shumë të ngrohta për jetën, thotë shkencëtarja Sarah Siger, e cila pret zbulime të reja të këtij sateliti.

“Ne do të duhet të presim për të parë se çfarë do të zbulojë TESS. Ne e dimë se  ka planetë në qiellin e natës që presin të gjenden”, tha ajo.

TESS duhet të vazhdojë punën e paraardhësit të tij, Teleskopit Hapësinor Kepler, i cili zbuloi shumë nga 3700 eksoplanetët në 20 vitet e tij të operimit para se të mbetet pa karburant.

NASA pret që TESS të zbulojë shumë prej botëve të panjohura, ndoshta qindra me madhësi të Tokës.

Ndryshe, konfirmimi i parë i një eksoplaneti u bë në vitin 1995, kur një planet gjigant u gjet në një orbitë katër-ditore rreth yllit të afërt 51 Pegazi. Ndryshe nga Toka, shumica e ekzoplaneteve nuk janë të lidhur fort me yjet, kështu që ata janë në të vërtetë duke ecur nëpër hapësirë ose duke orbitalizuar lirshëm midis yjeve.