Napoli ka fituar sonte 3-0 kundër Parmës duke vazhduar serinë e fitoreve në Serie A. Parma sonte nuk arriti që ta befasoi Napolin ashtu sikurse befasoi Interin

Napoli ka vazhduar serinë me goleada në Serie A, duke mposhtur Parmën me rezultat 3-0 sonte.

Serinë e golave për napolitanët e nisi Insigne që shënoi në minutën e 2’të te ndeshjes, derisa gjatë kësaj pjese nuk pati më gola të shënuar.

Në pjesën e dytë Napoli shënoi edhe dy herë.

Fillimisht ishte Milik që shënoi në minutën e 46’të, i cili shënoi edhe golin e tretë në minutën e 84’të.

Me këtë fitore Napoli ngjitet në vendin e 2’të më 15 pikë, tri më pak se Juventusi.