Pas denoncimit të kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, një ekip nga Qendra për punë sociale Shkup ka bërë ekspertizë në banesë në QT “Skopjanka” në Aerodrom dhe ka konstatuar se aty jeton vet një grua 65-vjeçare, e cila është pronare e banesës dhe shfrytëzuese e pensionit. Ajo ka edhe vajzë, e cila nuk jeton me të, por në pajtim me Ligjin për mbrojtje socale, është e obliguar të kujdeset për të.

“Deri në muajin janar të këtij viti me të ka jetuar nëna e saj 90-vjeçare, e cila ka vdekur. Punëtorët socialë nuk janë ekspertë të japin mendim për gjendjen shëndetësore të gruas. Lidhur me aspektin social, u konstatua se gruaja ka vajzë, e cila në pajtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore është e obliguar të kudjeset për të dhe sipas deklaratës, kohë pas kohe e ka vizituar nënën. Gruaja është shfrytëzuese e pensionit dhe ka banesë në pronësi të saj. Në pajtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, Qendra për punë sociale nuk ka kompetenca të veprojë, pasi vajza ka obligim të kujdeset për nënën, për gjendjen e shëndetësore dhe për mbajtjen e higjineës personale në banesë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Socale.

Prej aty potencojnë së duke e marrë parasysh gjendjen e përgjithshme, një ekip profesional nga QPS Shkup nga Shërbimi prë mbrojtje të personave të vjetër dhe të moshuar, është në terren që të kryejë bisedë me vajzën dhe t’ia bëjë me dije obligimet e saj në pajtim me Ligjin dhe realizimin e të drejtave nga sfera e mbrojtjes sociale. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale theksojnë se punëtorët socialë edhe në të ardhmen do ta ndjekin rastin.

Nga MPB paradite për MIA-n informuan se është pastruar banesa në ndërtesën në QT “Skopjanka” në lagjen Aerodrom ku mbrëmë është përhapur erë jo e këndshme,

Nga ana e ekipit të ARM-së, me aparaturë është konstatuar se bëhet fjalë për amoniak të pelenave të përdorura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe shërbimet e Ministrisë së Shëndetësisë- Qendra për Shëndet Publik, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendra ndërkomunale për punë sociale në Shkup.

Nga MPB informojnë se mbrëmë rreth orës 18:50 është lajmëruar se në hyrjen me numër 1 në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” është ndjerë erë jo e këndshme dhe qytetarët ankohen për djegie në sy dhe se supozojnë se është hedhur gaz lotsjellës. Është dalë në vendin e ngjarjes me çka është konstatuar erë e fuqishme jo e këndshme.

“Nga ana e Ekipit zjarrfikës janë hapur të gjtiha dyert nga hapësirat ndihmëse, me çka aroma është zhdukur, përveç në katin e dytë në banesë, pronë e S.S. (64) ku jeton vajza e saj dhe dy nipërit”, thonë nga MPB.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, aromë jo e këndshme e pelenave të përdorura ka qenë arsyeja e evkauimit të banorëve të ndërtesës së Qendër Tregtare “Skopjanka” në lagjen Aerodrom. Pës dezinfektimit të kryer dhe gjashtë orë qëndrimi jashtë, mbrëmë vonë qytetarët janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Ndryshe, mbrëmë banorët i ka vizituar kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.