Një orë para mbylljes së vendvotimeve, MPB-ja informon për shtatë pengesa në votim në disa vendvotime. Gjatë ditës nga policia kumtuan edhe për 13 incidente gjatë votimit.

Në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Konjare e Epërme, rajoni i Shkupit, një vëzhgues ka kthyer njerëz të cilët ishin duke shuar në votim. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe merren masa për zbardhjen e rastit.

Në Stacionin policor Berovë një person femër përmes telefonit ka denoncuar se rreth orës 11.30 para hyrjes në vendvotimin nr.8 në fshatin Budinarci, rajoni i Berovës, ka pasur simpatizues të partisë politike të cilët kanë kryer presion dhe kanë penguar qytetarë për të votuar dhe gjithashtu edhe atë verbalisht e kanë fyer. Pas masave të marra nuk janë gjetur personat e përshkruar në denoncim. Merren masa për zbardhjen e rastit.

Në SPB Ohër është denoncuar se në orën 15:30 në vendvotimet nr. 1280 dhe 1281/1 në rr. “Marko Cepenkov” në Ohër janë vërejtur dy persona si në mënyrë të paautorizuar fotografojnë votues. Lidhur me ngjarjen në Stacionin policor Ohër është biseduar me B.L. (41) me vendbanim në Australi. Punohet në zbardhjen e rastit.

Në Stacionin policor Shën Nikollë është denoncuar se nga ora 8:00 deri në orën 9:00 në fshatin Lozovo, para shtabit të partisë politike, B.C. kryetar i komitetit komunal të partisë, e ka penguar dhe fotografuar personin S.Z, i cili ka shkuar në votim. Merren masa për zbardhjen e rastit.

Në SPB Strumicë, është denoncuar se në kanalin YouTube  janë publikuar incizime nga një vendvotim në shkollën fillore “Nikolla Vapcarov” në Strumicë. Pas masave të ndërmarra është konstatuar se incizimi është bërë nga gazetarë të akredituar. Punohet në zbardhjen e rastit.

Në orën 15:20, H.B. ka denoncuar se në vendvotimin 2593 në shkollën e mesme “Lazar Tanevski” nga ana e personit A.A: vëzhgues vendor është fotografuar I.GJ.. A.A: është arrestuar në Stacionin policor Karposh për procedurë të mëtutjeshme.

Në SPB Shtip është denoncuar se në vendvotimin nr.2247 në shkollën fillore “Dimitar Vllahov” në Shtip, F.D: (person analfabet) ka votuar me ndihmën e D.G. Pas kësaj bashkëshorti XH.D. ia ka shqyer fletëvotimin. Kryetari i KKZ-së ka kërkuar intervenim nga policia. Xh.D. është privuar nga liria dhe është arrestuar në Stacionin policor Shtip, ndërsa bashkëshortja e tij së bashku me një përfaqësues të organizatës joqeveritare në vendvotim janë thirr në bisedë në Stacionin policor Shtip. Punohet në zbardhjen e rastit.