Gjatë zhvillimit të procesit të votimit për referendum, qytetarët do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë tëpacënueshme, këtë e premtojnë institucionet kompetente. Madje ata kërkojnë nga qytetarët që nëse hasin ndonjë parregullsi eventuale, të njejtën duhet ta denoncojnë. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbarëvajtjen e referendumit e sigurojnëgjithsej 6 mijë policë. Ata thonë se do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për qytetarët që në mënyrë të pashmangshme ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

MPB
“Ministria e Punëve të Brendshme i bën apel qytetarëve, partive politike dhe simpatizantëve të tyre, që gjatë ditës së nesërme t’i respektojnë ligjet, të distancohen nga prishja e rendit dhe e qetësisë dhe çfarëdo lloj prishje të fshehtësisë së votimit, siç është fotografimi apo xhirimi”.

Zyra e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë gjatë ditës së referendumit do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës, me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të denoncojnë shkelje të së drejtës zgjedhore në prononcimin për referendumin.

Komitetit të Helsinkit
“Të gjithë qytetarët të cilët mendojnë se e drejta e tyre zgjedhore është shkelur, ta denoncojnë rastin në Zyrën e Komitetit. Nëse qytetarët nuk kanë mundësi të vijnë deri te ambientet e Komitetit të Helsinkit, rastet e shkeljes të të drejtës zgjedhore mund t’i denoncoinë edhe përmes linjës telefonike fikse dhe celulare +389 (0)2 3119 073 dhe +389 (0)72 278 436.Qytetarët mund t’i dorëzojnë denoncimet duke i theksuar të dhënat e tyre personale apo anonime” .

Poashtu, në zyrën e Avokatit të Popullit, nga ora 7:00 deri në ora 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321, ku qytetarët mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës së votës dhe shprehjes së lirë të mendimit të tyre.

Avokati i Popullit
“Hapur për qytetarët do të jenë edhe shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Tetovë, Kërçovë, Kumanovë, Manastir, Shtip dhe Strumicë, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimi dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre”.

Prokurori Publik në të njëjtën kohë u bën apel të gjithëve në shoqëri të mos i ndalojnë qytetarët në realizimin e tyre të garantuar për të dalë në votime, duke i inkurajuar qytetarët të paraqesin secilin ndikim eventual. Emine Ismaili /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=OcD90i8UJQE&feature=youtu.be