Motra e Cristiano Ronaldos ka thënë se kartoni i kuq ishte turpi i futbollit dhe sipas saj po duan të shkatërrojnë vëllanë e saj, por do të paguajnë një çmim të lartë për lotët e tij. 

Ylli i Juventusit u ndëshkua me karton të kuq gjatë pjesës së parë në fitoren 2-0 në udhëtim te Valencia në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Deri te ndëshkimi erdhi pasi Ronaldo goditi paksa mbrojtësin Jeison Murillo, ndërsa më vonë ia tërhoqi edhe flokët.

Meqë nuk ka VAR në Ligën e Kampionëve, gjyqtari gjerman Felix Brych duhej të mbështetej në asistentin e tij pas golit, i cili e ndihmoi për vendimin.

Ronaldo ishte i shqetësuar, duke e lënë fushën e lojës me lot në sy, dhe motra e tij Katie Aveiro lëshoi ​disa deklarata pompoze në Instagram e saj.

“Turp për futbollin. Drejtësia do të vijë në vend”, ka shkruar fillimisht ajo.

“Ata duan të shkatërrojnë vëllanë tim, por Perëndia kurrë nuk fle”.

“Do të ketë një çmim të lartë për këta lot. Ata duan ta poshtërojnë, por nuk do të kenë sukses”, përfundoi motra e Ronaldos.

Tani mbetet për t’u parë sa do të jetë ndalimi ndaj portugezit, por flitet se minimumi është një ndeshje deri në tri. /Telegrafi/