Moti sot në Maqedoni do të mbajë mot  kryesisht me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa do të fryjë erë në drejtim të ndryshueshëm.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 18 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 25 deri më 33 gradë Celsius.

Në Shkup parashikohet kryesisht mot me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 18 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë prej 21 deri më 31 gradë Celsius.