Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi lindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 14, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 32 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi lindor. Temperatura do të lëvizë prej 12 deri në 31 gradë Celsius.

Deri të hënën vazhdon periudhë e motit stabil, të thatë dhe të ngrohtë. Të dielën do të ketë rritje të dukshme të vranësirave me erë të matur veriore dhe rënie të lehtë të temperaturave ditore. Ndryshim më i madh i motit me ftohje më të shprehur pritet nga e marta.