Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare.  Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë e deri 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 34 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit  do të ulet  deri në 12, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 31 gradë Celsius.

Nga e hëna vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm, të thatë dhe të ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

Nga e hëna nga fundi i ditës moti dukshëm do të ndryshojë ku në ditët në vijim do të ketë kushte për rritje të vranësirave, reshje të përkohshme të shiut, erë e përforcuar veriore dhe rënie të temperaturës së ditës në një pjesë të madhe të vendit për më shumë se 10 gradë.