Moti në Maqedoni do të jetë me diell me erë mesatare, lokale dhe përkohësisht të përforcuar verilindore. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe i kthjellët.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 24 gradë.

Indeksi UV do të arrijë 6.

Në Shkup mot me diell me erë mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 21 gradë.

Të premten moti do të jetë stabil, me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat në disa vende do të ulen edhe nën zero. Gjatë ditës kryesisht mot me diell me rritje të temperaturave ditore. Nga e shtuna vranësirat do të rriten dhe në ditët në vijim do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut.