Nga asociacioni qytetar MOST thanë se dalja e qytetarëve deri në ora 10 është 5.2%, me mundësi gabimi prej 0.2%.

“Sipas të dhënave të vërtetuara nga vëzhguesit e zyrave rajonale të MOST-it në vendvotim është vërejtur vetëm një incident më i vogël, ku në hyrjen e objektit ku është e vendosur vendvotimi 2171 është shkruar në fshatin Jegunovce grafit me përmbajtje ofenduese dhe është thirrur policia dhe bërë regjistrimi i incidentit”, thotë përfaqësuesi i MOST-it duke shtuar se konferenca e ardhshme për shtyp do të jetë në ora 17:30, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për incidentin në Novo Lisiçe, përfaqësuesi i MOST-it, ekipi i MOST-it nuk ka qenë në kohën e incidentit dhe tha se tashmë atmosfera është e qetë dhe votimi është zhvillohet pa probleme.