Luka Modriç ka vendosur që trofeun e “lojtarit më të mirë” të sezonit të shkuar t’ia dedikojë një personi të veçantë për jetën dhe karrierën e tij.

Bëhet fjalë për një nga legjendat e futbollit kroat, si Zvonimir Boban. Në momentin e fjalimit prekës në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e shkuar, Boban ishte i pranishëm në sallë duke dëgjuar nga shumë afër atë dedikim që e përloti.

“Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Zvonimir Boban, idhullin tim dhe kapitenin e përfaqësueses së Kroacisë në vitin 1998, kur u renditën në vendin e tretë në Botëror. Me atë paraqitje, ai dhe e gjithë skuadra na frymëzoi të gjithëve, ne brezave të ardhshëm, e më në fund ia dolëm që në Botërorin e Rusisë të renditeshim në vendin e dytë”, tha Modriç.