VMRO-DPMNE sot ishte në mesin e qytetarëve të Çairit ku kishte takim edhe me komitetin komunal.

Në takimet me qytetarët përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së biseduan për  temën aktuale në vend, referendumin dhe për marrëveshjen, sipas tyre të dëmshme që kjo qeveri e nënshkroi, që do të ketë reflektim mbi gjithë popullin.

“Detyrimi ynë është që ta pyesim popullin çka mendon, ta shprehim qëndrimin tonë e ai është se çdo qytetar duhet vetë të prononcohet rreth kësaj çështje”, theksoi Vllado Misjallovski, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së.

Ai në takim me qytetarët theksoi se Qeveria duhet t’u japë përgjigje qytetarëve se cilat janë ato amendamente që i përgatisin, çka do të ndërrohet në Kushtetutë dhe kuptohet çka për ta paraqet referendum të suksesshëm?