Një miliarder nga Argjentina po kërkon që dikush të jetë gruaja e tij.
Dhe është i gatshëm t’i ofrojë kandidates më të suksesshme një pagë prej 55.000 euro në vit përfshirë edhe shpërblime.
Sir Benjamin Slade u shfaq në ‘Good Morning Britain’ në kërkim të një gruaje për të ndarë pasurinë e tij të madhe Somerset dhe “të hedh poshtë disa trashëgimtarë” pasi nuk kishte fat që ta gjejë gruan e duhur për gjashtë vjet.
Milioneri ka një listë të detajuar të kërkesave për gruan e suksesshme, duke përfshirë nevojën për të pasur një licencë helikopteri, licencë arme dhe gatishmëri për të krijuar një familje.
Gjithashtu dëshiron që ajo të jetë rreth moshës 35 vjeç.
Slade shpjegoi se kërkimi i një gruaje është një “marrëveshje” më e mirë sesa një partner biznesi, edhe pse ai shpreson se bashkëshortja e tij e ardhshme do të angazhohet gjithashtu në punët e tij të biznesit.
Pasardhësi i Mbretit Xhorxh IV gjithashtu dëshiron që gruaja ti sigurojë një trashëgimtar.