Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski sot realizoi takim me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Elizabeta Trent dhe me ambasadorin italian Karlo Romeo.

Në takim, siç theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, është biseduar për situatën politike në vend, integrimet euroatlantike të Maqedonisë dhe për referendumin për marrëveshjen me Greqinë.

Mickoski e potencoi qëndrimin se për VMRO-DPMNE-në mbetet e papranueshme marrëveshja me Greqinë dhe i njëjti në mënyrë shtesë e vendos shtetin në situatë të palakmueshme.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është faktor kyç për stabilitetin e rajonit tonë dhe se nevojitet mbështetje në drejtim të zbatimit të reformave që do të ndihmojnë në realizimin e këtyre qëllimeve.