Kryetari  i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot realizoi takim me qytetarët dhe anëtarët e Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Sveti Nikollë.

Mickoski para të pranishmëve theksoi se gjithmonë kur LSDM është në pushtet Maqedonia humb nga diçka. Sipas tij, jetesën të cilën Zoran Zaev e premtonte në periudhën parazgjedhore jo vetëm që e nuk e ka sjellë, por e ka shndërruar edhe në vuajtjet e tyre kolektive.

Lideri i VMRO-DPMNE-së shtoi se “SLDM dhe Zaev tentojnë me presione dhe kërcënime ta shantazhojnë popullin që ta pranojë marrëveshjen kapituluese e cila në këtë rast është e dëmshme dhe do të thotë heqje dorë nga gjithë ajo që është maqedonase”.

Njëherit i porositi qytetarët të mos bien në presionet dhe kërcënimet e ushtarëve politikë të LSDM-së.