Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në takimin e sotëm me eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn e kishte përsëritur qëndrimin se partia e tij nuk mund ta pranojë Marrëveshjen me Greqinë sepse, siç kishte thënë, është në kundërshtim me interesat kombëtare dhe shtetërore maqedonase, ndërsa në të ardhmen hapet edhe mundësia që të shfrytëzojë si mekanizëm juridik për bllokim të integrimeve euroatlantike maqedonase.

Sipas VMRO-DPMNE-së, gjatë bisedimeve ishte i përbashkët konstatimi se integrimi euroatlantik i Maqedonisë në BE dhe NATO është kyç për zhvillimin  e shtetit, standardi jetësor i qytetarëve, si dhe për proceset reformuese në gjyqësor, shëndetësi, arsim,…

Në takim ishte folur edhe për situatën politike aktuale  në shtet, ndërsa eurodeputetëve Kukan dhe Flekenshtajn iu ishte thënë edhe se Qeveria aktuale ka progres të pamjaftueshëm në proceset reformuese për anëtarësim në BE.