Me vendimin e tij për të përcjellë mbrëmjen gala të FIFA’së të hënën, Lionel Messi ka treguar se është njëri prej lojtarëve më fer në botë

Argjentinasi nuk ishte përfshirë në listën e tre lojtarëve për lojtarin më të mirë sezonin e kaluar, më Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Mohamed Salah që janë apra tij,

Megjithatë, Messi është përfshirë në skuadrën e vitit, kështu që është ftuar për këtë ngjarje.

Përderisa të tjerët nuk do ta pranonin ftesën, duke ditur se nuk janë të nominuar për çmimin kryesor, Messi ka vendosur që ta përcjell nga afër ceremoninë për çdo rast, ashtu sikurse ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij madje edhe kur nuk do të fiton çmime individuale.

Ka pasur shumë shkrime kontraverse javë më parë kur Ronaldo ju shmang kësaj ceremonie pasi që Modric e mori çmimin për lojtarin më të mirë nga UEFA.

Nuk do të këtë situatë të njëjtë për Messi në javën e ardhshme, me numrin 10 që ka vendosur që të përcjell këtë ngjarje.