Nga Abdulla Mehmeti

Edhe lepujt, të njohur si gjallesa më frikacake, reagojnë përballë rrezikut për jetën e tyre, ndësa njerëzit nganjëherë tregohen më të dobët se ata përapara fatkeqësive.

Këtë e dëshmojnë një pjesë e shqiptarëve në Maqedoni, të cilët përkundër gjithë padrejtësive, mashtrimeve, kërcënimeve, krimeve dhe gjenocidit mbi një shekull mbi qenien e tyre, pranojnë të mbeten si minj për eksperimente nga kushdo dhe në cilëndo formë, pa asnjë reagim për vetëmbrojtje.

Kjo mënyrë e heshtjes para fatkeqësive, kjo papërgjegjësi dhe nënshtrim ndaj çdo autoriteti dhe pushteti sado i egër dhe barbar qoftë ai, duhet të jetë e mjaftueshme për alarm në nivel kombëtar.

Ta shpëtojmë këtë popull nga frika, robëria mendore dhe fizike, nga asimilimi, shpërngulja dhe shfarosja, nga mortaja politike që e ka trullosur dhe mbështetur keq për muri!