Cikloni “Zorbas” është lajmi i parë, ndërsa referendumi në Maqedoni sot është lajmi i dytë më i rëndësishëm në mediat greke. Në edicionet e gazetave të  së dielës, të portaleve informative, në emisionet politike të radiove, në lajmet, në emisionet informative dhe debative të televizioneve greke, votimi te ne, menjëherë pas motit të keq, e monopolizon vëmendjen e opinionit grek.

Korrespondentja e MIA-s nga Athina, lajmëron se një numër i madh i mediave greke kanë dërguar gazetarë në Shkup të cilët nga e premtja raportojnë për klimën në Maqedoni, për analizat dhe vlerësimet, por edhe për rëndësinë e referendumit të  sotëm. Në televizionet greke ka raportime të drejtpërdrejta nga kryeqyteti i  Maqedonisë.

Gazetarët grekë përveç se raportojnë për informacionet kryesore dhe të dhënat në lidhje me referendumin, në lidhje me atë se sa qytetarë kanë të drejtë vote, se kur hapen dhe kur mbyllen vendvotimet, se kur do të bëhen të ditura rezultatet e para nga KSHZ-ja dhe ngjashëm, komentojnë se ajo që është më rëndësishme, nuk është se shumica a do të votojë “për” ose “kundër”, por se a do të ketë dalje.

Referendumi dhe rezultatet në Greqi, drejtpërdrejtë, janë të lidhura edhe me skenën politike në vend, duke e pasur parasysh se me rezultatin pozitiv, topi dalëngadalë do të gjuhet në terrenin  grek.

Прото тема

Analizat në Greqi janë rreth skenarëve për mbijetesën e Qeverisë greke, gjegjësisht se cilat do të ishin hapat e ardhshëm të partnerit të koalicionit Panos Kamenos, i cili është kundër Marrëveshjes së Prespës dhe në muajt e kaluar doli me deklarata të ndryshme, me kërkesë që të votohet me shumicë të rritur parlamentare, e deri te qëndrimi i fundit se Grekët e Pavarur do të tërhiqen nga qeveria. Por, po analizohen edhe hapat e ardhshëm të Demokracisë së Re opozitare e cila nuk heq dorë nga qëndrimi se marrëveshja është e dëmshme për Greqinë. Mediat nuk e përjashtojnë mundësinë, që partia më e madhe opozitare të dorëzojë iniciativë të re për votim të mosbesimit të qeverisë, duke e pasur parasysh se nga mesi i dhjetorit do të kalojnë gjashtë muaj nga iniciativa e fundit me çka rishtazi do të kenë të drejtë të kërkojë votim për mosbesim.

Gati se në të gjitha faqet e para të edicioneve të së dielës të gazetave greke, është ndarë hapësirë edhe për referendumin në Maqedoni. MIA i sjell titujt dhe nëntitujt e teksteve dedikuar votimit të sotëm:

“Katimerini”: “Dalja është çelësi”;

“To vima”: “Po digjet lidhja Cipras – Kamenos” – Stuhi në Athinë nga referendumi – triler në Shkup;

“Proto tema”: “Referendum për dy persona (Zaev-Cipras)” – BE-ja dhe SHBA-ja dhanë gjithçka për “po” – Çka do të nënkuptojë rezultati;

“Real njuz”: “Skena politike baltë e gjallë” – Uragani nga Prespa i fshin partitë e vogla;

“Etnos”:”Gjithçka do të varet nga dalja”;

“Avgi”: “Zë kritik, mundësi historike”- sot referendumi në IRJM

Mediat greke, përveç skenarëve, i transmetojnë edhe qëndrimet dhe deklaratat e partive opozitare në Greqi.