Letra e Trampit për Ivanovin, mesazhet e Stoltenbergut, vizita e sotme e Kurcit dhe e nesërmja e Merkelit, u paraqitën në mediat greke, të cilat në pjesën më të madhe komentojnë se BE-ja dhe NATO-ja shprehin mbështetje për Marrëveshjen e Prespës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Tramp: Historikisht Marrëveshja e Prespës; “SHBA-ja, NATO-ja dhe Gjermania bëjnë presion për Marrëveshjen e Prespës;, “SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja e mbështesin Zaevin për referendumin”; “Fushatë për mbështetje të Zaevit në vigjilje të referendumit”; “Lëvizje e intensifikuar në Shkup dhe Athinë”, janë pjesë e titujve në mediat greke.

“Në 24 orët e kaluara është vërejtur mbështetje nga BE-ja dhe NATO-ja për Marrëveshjen e Prespës dhe krymeinistri i vendit fqinj Zoran Zaev, komentoi radioja “Athina 984”.

“SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja i mbështesin Zaevin dhe Prespën, udhëkryq historik i IRJM-së, komentoi televizioni grek “Skaj” dhe shtoi se në 24 orët e kaluara “vërehet valë e mbështetjes ndërkombëtare për verdikt pozitiv të referendumit”.

“Paralelisht me ‘paradën’ e liderëve perëndimore në Shkup dhe fushatën për mbështetje të Zoran Zaevit, në “vallën me intervenim” u përfshi edhe vetë presidenti amerikan. Donald Tramp dërgoi mesazh deri te presidenti serb Gjorge Ivanov për nevojën për miratim të marrëveshjes në referendumin e 30 shtatorit”, shkruan botimi onlajn i gazetaës greke “Proto tema”.

“Historike e karakterizon Marrëveshjen e Prespës, presidenti amerikan Donald Tramp në letrën me urime dërguar deri te kolegu i tij i IRJM-sl, me rastin e Ditës së pavarësisë, që në Shkup kremtohet më 8 Shtator”, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

“Marrëveshjen e Prespës do ta mbështesin edhe kancelari i Austrisë, Sebastian Kurc, i cili sot e vizitoi Shkupin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel e cila nesër do të jetë në kryeqytetin e IRJM-së”, shkruan “Katimerini” dhe shtoi se Merkel do të marrë pjesë në solemnitetin për Ditën e pavarësisë.

Për Marrëveshjen e Prespës mbrëmë kanë biseduar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, i cili nga Shkupi udhëtoi drejt Athinës në darkë pune me Aleksis Cipras në pallatin kryeministror. Takimi pas rreth dy orësh përfundoi pa deklaratë për mediat.

“Sekretari i përgjithshëm dhe kryeministri Cipras, gjithashtu biseduan për marrëveshjen historike për emrin me Shkupin. Zoti Stoltenberg theksoi se kjo është arritje e madhe për dy vendet, duke shtuar se referendumi i ardhshëm në Shkup është mundësi që fitohet një herë në jetë”, kumtojnë nga NATO.

Për takimin nuk kishte informacione zyrtare nga Kabineti i Ciprasir, ndërsa sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, ngjarjet në Mesdheun Lindor kanë qenë në fokusin e takimeve të Ciprasit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe me shefin e diplomacisë franceze.