Arthur Melo ishte duke u nxehur për të hyrë në ndeshje, kur Ousmane Dembele shënoi glin e dytë për Barcelonën duke e hapur mbrojtjen e PSV Eindhoven që deri atë mbroheshin mirë

Francezi mori një top nga Philippe Coutinho, kaloi dy lojtarë nga e majta dhe goditi topin i cili përfundoi në qoshe të rrjetës Jeroen Zoet.

Deri në këtë pikë, Dembele kishte dështuar të lidhet me shokët e skuadrës se tij por kësaj here ka nisur të tregoi shënjat e lojtarit të madh.

Edhe pse ai është golashënuesi i dytë më i mirë i këtij sezoni dhe ka filluar të luaj por ende nuk i ka arsyetuar të gjitha paratë që Barcelona dha për 21 vjeçarin.

Trajneri i tij, Ernesto Valverde, e ka lavdëruar këto ndeshje atë.

“Dembele e ka fituar pozitën e startuesit te ne”, tha ai.

“Ai është një lojtar që mund të ç ‘balancoi skuadrën kundërshtare dhe shënoi gol të rëndësishëm, por ne ende presim më shumë prej tij”.

Fituesi i Botërorit ka shënuar gola në secilën garë që ka marrë pjesë deri me tani këtë sezon dhe pavarësisht stilit anarkik të tij te futbollit, ai ka treguar se di ti përmirësojë gabimet gjatë ndeshjes.