Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Dejan Pavleski së bashku me ekipin e ekspertëve vendorë dhe të huaj, sot në komunën e Manastirit realizuan takim me kryetaren e komunës Natasha Petrovska.

Në takim, siç informoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, u bisedua për nevojën nga revidimi i metodologjisë për llogaritjen e bllok dotacioneve me të cilat financohen shkollat, kopshtet, institucionet nga sfera e kulturës dhe mbrojtja kundër zjarreve në komuna.

Zëvendësministri Pavleski dhe ekipi i ekspertëve kanë mbajtur takim pune edhe me udhëheqësin e Qendrës për zhvillim të Rajonit planor të Pellagonisë Gogo Vidimçe, ndërsa paradite realizuan takim pune edhe në komunën e Gostivarit. Takime të tilla do të organizohen edhe në komunat Çair, Ilinden, Kavadar, Rosoman, Demir Kapi, Haraçinë, Kumanovë dhe në Qytetin e Shkupit.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale informon se përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me autoritetet lokale dhe administratën lokale, fokus grupet dhe pyetësorët deri tek grupet relevante të synuara do të përgatitet Analizë e funksionalitetit të metodologjisë së vazhdueshme për llogaritjen e bllok dotacioneve.