Me grant britanik prej rreth 780.000 stërlinave Maqedonia do të hartojë Strategji për energjetikë për 30 vitet e ardhshme që duhet të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm. Strategjinë do ta përpunojë Prajs Uaterhaus Kupers, ndërsa nënkontraktor do të jetë ASHAM.

Memorandumi për mirëkuptim me të cilin ndahen mjete për grantin sot në Shkup e nënshkruan ministri britanik për Evropën dhe Amerikën, Sër Alan Dankan dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koçi Angjushev.

“Strategjia për energjetikë del si detyrim në Ligjin për energjetikë të cilin Qeveria e miratoi në maj të këtij viti dhe do të parashikojë si Maqedonia energjetikisht do të zhvillohet në 30 vitet e ardhshme. Shpresoj se do të japë kornizë të mirë për zhvillimin e energjetikës”, deklaroi Angjushev pas nënshkrimit të memorandumit.

Ai theksoi se në strategji krahas aspektet energjetike, do të merren parasysh edhe ato ekologjike, respektivisht si energjetika do të ndikojë në mjedisin jetësor.

Sër Alan Dankan theksoi se çdo vendi i nevojitet siguri energjetike, e cila është e pranueshme për mjedisin jetësor.

“Kam kënaqësi që Mbretëria e Bashkuar i ka ndihmuar Maqedonisë në disenjimin e nevojave tuaja energjetike për të ardhmen. Shpresoj se do të ndihmoj në krijimin e strategjisë, e cila do të sigurojë energji të sigurt, të ndryshme dhe ekologjikisht moderne për shtetin”, tha Dankan.

Theksoi se tregu i lirë sjellë siguri në furnizimin me energji dhe shtoi se konkurrenca në fund e jep vlerën e vërtetë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se Ministria e Ekonomisë është e hapur që t’i ndajë të gjitha informacionet që të hartohet strategji sa më e mirë në sektorin energjetik.

“Presim që të me strategjinë të marrim drejtim të vërtetë se si do të zhvillohet ky sektor shumë i rëndësishëm për vendin, duke pasur parasysh parimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, por njëkohësisht edhe të sigurohet e ardhme më e sigurt për kapacitetet tona energjetike”, tha Bekteshi