Më 2 tetor në Gjykatën Penale në Shkup me dëgjimin e dëshmitarëve vazhdon gjykimi për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017.

Pas marrjen së sotme në pyetje të dëshmitarit Aco Angelovski, ish-truprojë e Oliver Spasovskit, seanca gjyqësore vazhdoi me deklaratat e dëshmitarëve Aleksandra Bogoevska -Kërstanovska, në atë kohë e punësuar në sigurimin e Kuvendit, Marijan Mitevski, ish i punësuar në drejtorinë e gjashtë si shef i sigurimit të ish-kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski dhe polici Agim Aliu.

Marrja në pyetje e tërthortë e Bogoevska- Kërstanovskës, që zgjati thuajse dy orë, kryesisht i dedikohej urdhrit të marrë nga ana e të akuzuarit Goran Joshevski-Levi, në atë kohë kryeshef.

Pas pyetjes së prokurores Villma Ruskoska, të tregojë se çfarë ka ndodhur më 27 prill në Kuvend dhe të tregojë se çfarë ka bërë ajo, Bogoevska- Kërstanovska theksoi se atë ditë ka qenë e angazhuar në te dera e hyrjes nga ana e Shtëpisë së ARM-së, se prej më parë ka marrë urdhër nga eprori i saj Aleksandar Jankoviq që ta bllokojë hyrjen dhe ta vendosë shtyllën mbrojtëse, ndërsa pastaj është njoftuar se Jankoviq është lënduar dhe dërguar në ambulancën e Kuvendit.

Ajo ka reaguar vetëm për shkak se të gjithë kolegët e saj kanë qenë të sistemuar në pres-qendrën.

Pastaj një koleg e ka njoftuar se do të vijnë dy nga DSK që duhet t’i lëshojë në sallën e monitorimit. Kanë mbërritur katër persona, i akuzuari Sashko Markovski dhe ka thënë se duhet t’i lëshojë të hyjnë në sallë, ndërsa ajo është përgjigjur se nuk mund ta bëjë këtë pa urdhër nga shefi. Markovski për këtë ka thënë se është dakorduar me të akuzuarin Joshevski që të hyjnë në hapësirë. Ka marrë thirrje nga Joshevski, i cili i ka thënë se urdhri për hyrjen e tyre vjen drejtpërdrejt nga drejtori i BSP, i akuzuari Mitko Çavkov. Pastaj ajo i ka lëshuar. I akuzuari Oliver Radullov dhe Markovski në sallën e monitorimit janë mbajtur 10 minuta.

Pas pyetjeve të shumta nga një pjesë e mbrojtjes dhe të akuzuarit, ajo theksoi se nuk ka kryer vepër kriminele, se situata ka qenë e jashtëzakonshme, ka vepruar sipas urdhrit edhe krahas asaj që urdhri nuk ka ardhur drejtpërdrejt nga eprori i saj, që në atë moment ka qenë jokompatibil, ndërsa eprorët e tij kanë shfrytëzuar pushim vjetor.

Theksoi se dy personat të cilët kishin hyrë në sallë nuk kishin marrë asgjë, përveç, siç theksoi “vetëm çantat të cilat ishin në to kur hynin”.
Ishte pyetur edhe për qasjen në dritare, për të cilën theksoi se është vazhdimisht e hapur. Ajo u përgjigj se gati është e pamundshme që të hyhet në hapësirën përmes asaj dritare për shkak të lënies pas dore.

Bogoevska -Krstanovska u përgjigj e asnjëherë nuk kishte kontakt personal me Çavkovin, duke theksuar se për shkak të mënyrës së veprimit gjatë ngjarjeve kritike ajo ishte dënuar me 15 për qind nga paga, tre muaj.
Ishte pyetur se, përveç dënimit, a ishte vendosur në pozicion më të ulët, për çka ajo nuk u përgjigj sepse prokurorja kërkoi ankesë.

Marjan Mitevski ishte marrë në pyetje drejtpërdrejtë edhe nga prokuroria dhe nga avokatja e Joshevskit, Ruzhica Nikollovska.

Mitevski theksoi se së pari kishte marrë urdhër që të ulet në hapësirat e garazhit të Kuvendit, ku ulen zakonisht, përderisa zgjat seanca.
Pastaj para fundit të seancës kishte marrë urdhër nga eprori që të shkojë para sallës kuvendore ku gjendet Veljanovski. Presidenti i atëhershëm i Kuvendit e kishte kthyer prapa dhe kishte shkuar në kabinetin e tij. Gjatë rrugës ishte takuar me shefin i cili i ka theksuar se situata është “e tendosur”. Ishin ulur në zyrën e shefit dhe eprorit të tyre në bisedë telefonike kishte kërkuar bisedë telefonike që të dërgohen ekipe të policisë.

Pastaj Veljanoski kishte kërkuar që të dytë të dërgohen drejt kabinetit të tij.

Para kabinetit, sipas Mitevskit, ishte shfaqur masa e popullit, ishte shkaktuar rrëmujë, e kishin barrikaduar derën me zyrat e sekretareve. Siç theksoi Mitevski, njëri nga grupi kishte brohoritur “çka kërkoni këtu këta janë sigurim i presidentit” dhe grupi ishte larguar.

Pastaj kishte ardhur një grup tjetër dhe përsëri ishte shkaktuar rrëmujë. Njerëzit kishin filluar t’i shtyjnë dyert dhe derën e hekurt të mbyllur paraprakisht. Pjesëtarë të NJSSH-së ose pjesëtarë të saj, nuk precizoi Mitevski, kishin gjuajtur shok-bomba me qëllim që të shpërndahet populli.

Mitevski ka thënë se edhe kryeshefi ka marrë lëndime dhe ka humbur vetëdijen. Pastaj sigurt e kanë dërguar Veljanovskin deri te shtëpia e tij.
I akuzuari Igor Jug ka pyetur Mitevskin: A do të ndodhte ajo që ndodhi nëse nuk hapeshin dyert nga brenda, ku ai u përgjigj se nuk do të ndodhte.

Nikollovska e ka pyetur Mitevskin për raportin me kryeshefin dhe veprimin në vendin e punës.

I fundit ka dëshmuar Aliu, i cili gjatë kohës së ndodhive ka marrë lëndime. Ka qenë para Kuvendit, ku ka mbrojtur pjesën e prapme të objektit. Ka theksuar se grupi i cili është gjetur atje ka brohoritur se nuk do të lejojë “deputetët të dalin të gjallë, por vetëm të vdekur”.

Kanë arrit edhe kolegët e NJSSH dhe tigrat, kanë marrë urdhër të pastrojnë hyrjen tek garazhi me qëllim të barten të lënduarit.
Demonstrantët të gjendur aty kanë refuzuar të tërhiqen, duke sulmuar policinë me sende të forta, njashtu edhe Aliu ka qenë i lënduar.

Pjesëtarë të NJSSH kanë hedhur shok- bomba që të zmbrapsin personat të cilët kanë protestuar dhe të mund të ofrohet ndihmë ndaj të lënduarve.

Për ndodhitë në Kuvend më 27 prill 2017 të akuzuar janë gjithsej 33 persona ku 31 prej tyre për rrezikim terrorist dhe rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Mes të akuzuarve janë më shumë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurim i Kuvendit, aktorë dhe qytetarë.