Të paktën 100 persona e humbën jetën gjatë përmbytjeve në Nigerinë qendrore dhe jugore, njoftoi Agjencia për situata të jashtëzakonshme.

“Sipas informacioneve të tashme, 100 persona e humbën jetën në 10 shtete”, bëri të ditur Sani Dati, zëdhënës i agjencisë.

Përmbytjet ndodhin pas reshjeve intensive të shiut që ranë ditëve të fundit. Situatë e jashtëzakonshme është shpallur në katër shtete në Nigeri. Qindra mijëra njerëz mbetën pa shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve gjatë viteve të fundit që e goditën Nigerinë.