Armata e Maqedonisë është e përgatitur që Maqedonia të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s, sepse ajo ka dëshmuar se është partner dhe kontribuues i madh në qetësinë dhe sigurinë globale. Kështu u vlerësua sot në konferencën e përbashkët ndërmjet sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhejms Matis, kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shkruan Portalb.mk.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka vlerësuar se Armata e Maqedonisë është e përgatitur që bashkë të luftojë për siguri, stabilitet dhe prosperitet ekonomik për rajonin ballkanik dhe botëror.

“Maqedonia më parë nuk ka ofruar perspektivë, as për vete, as për rajonin. Sot Maqedonia është shtet pa çështje të hapura me fqinjët, dhe paraqet shembull për bashkëpunim me shtetet e rajonit. Jemi të përgatitun të jemi anëtare e aleancës në të cilën të gjitha shtetet anëtare bashkë luftojnë për siguri, stabilitet dhe dhe prosperitet ekonomik. ”, tha Shekerinska.

Sekretari amerikan, Matis duke thënë se: “Ushtarët tuaj qëndrojnë ballë për ballë në misionin e Afganistanit, Irakut, Krivollakut dhe në sigurinë kibernetike”, tha se raportet në mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë do të jetë edhe më e fuqishme.

“Raportet në Mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë është e fuqishme, dhe bëhet edhe më e fuqishme dhe fuqizohet me vlerat demokratike të cilat i ndajmë. SHBA e njeh faktorin tuaj si të rëndësishëm në stabilitetin botëror. Shteti i juaj dëshmoi se është partner dhe kontribuues i madh në qetësinë dhe sigurinë globale, duke shërbyer në shumë iniciativa të mëdha në kuadër të Kartës së Adriatikut, duke marrë pjesë në misionet e NATO-s, Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, tha Matis.

Ndërkaq kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha: “Armata e Maqedonisë është një partner i përkushtuar për ushtarët amerikanë dhe ushtarët e tjerë për NATO dhe për misionet e paqes”.

Sekretari i mbrojtjes së SHBA-së, Xhejms Matis ka bërë thirrje që të dilet në referendum.