Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani së bashku me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesen e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë, Luiza Vinton, realizuan këqyrje të urrës së re dhe digës në Shën Nikole që janë rekonstruktuar me mjete financiare të BE-së përmes programit për zvoglimin e dëmeve nga përmbytjet, në realizim të UNDP-së.

“Në periudhë të kushteve të papërshtatshme klimatike në vitin 2015, 44 nga 80 komuna në Maqedoni ishin të prekur nga vërshimet, kjo krijoi nevojën për mjete për sanim urgjent të dëmeve, si dhe tregoi edhe papërgatitjen e shtetit të menaxhojë me sfidat dhe pasojat” – theksoi Osmani para të pranishmëve dhe përfaqësuesve të mediave. Ai theksoi se për këtë qëllim, tre vitet e kaluara, përmes mjeteve të IPA-s të Bashkimit Evropian, nga ana e depertamentit të UNDP-s janë realizuar me sukses janë implementuar projekte me lartësi prej 10 milion eurosh me të cilat bindshëm u përmirësuan gjendjet në shmangjen e pasojave, ashtu edhe në kuptim preventiv nga kushtet e papërshtatshme klimatike.

“Me të nderuarën z. Luiza Vinton bëmë rumbullaksim të urrës dhe digës së rikonstruar në Shën Nikole që tërësisht ishin të dëmtuara nga vërshimet e vitit 2015, dhe më vonë të sanuara me këtë program. Këto projekte të sukseshme, edhe pse ndoshta paraqesin pjesë të vogël nga sërë programesh që janë realizuar me këtë qëllim, është përfitim i rëndësishmëm për banorët lokal të cilët jetojnë apo gravitojnë rreth komunës Shën Nikële, si në aspektin e sanimit të dëmit të krijuar nga vërshimet, ashtu edhe në aspektin preventiv dhe të sigurisë për rrethinën dhe ardhmërinë e tyre” – theksoi Osmani, duke potencuar edhe projektet tjera që janë realizuar me këto mjete si që janë urrat e riparuara në komunën e Çeshinovës – Obleshevë, Zrnovë dhe Delçevë; sanimi i plasaritjes së tokës në Krupishte të komunës së probishtipit; rrugët e sanuara në Novaci dhe Mogila etj; si dhe i potencoi intervenimet për pastrimin e të kanaleve të shumta të kanalizimeve, të digave të sanuara dhe sistemet e riparuara për ujitje, si intervenim për infrasturukturën bujqësore për të cilin potencoi se u konstatua si më e kërcënuar.

“Dua të theksoj se këto projekte, në vlerë prej rreth 10 milon eurosh nuk janë realizuar me para të paksapaguesve tanë, por janë grant – mjete të pakthyeshme, apo mjete financiare të taksapaguesve të vendeve – anëtare të Bashkimit Evropiane, që kanë vendosur që këto mjete më mirë të harxhohen për sanimin e dëmeve dhe preventimeve në Republikën e Maqedonisë, se sa të harxhoen në vendet e tyre” – theksoi Osmani. Osmani potencoi krahas përfitimit të drejtëpërdrejtë për qytetarërt, në vepër treguan solidaritetin, si vlerë evropiane që do të thotë siguri stabilitet dhe progres më i madh.
Vizita e sotme e urrës dhe digës së re në Shën Nikole në realizim të përbashkët të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe UNDP-së është pjesë e vizitave të projekteve të sukseshme të IPA-s në vendin tonë.