Në Shkup sot pasdite mbahet Marsh për Maqedoni evropiane, të cilin e organizon Koalicioni “Së bashku për Maqedoni evropiane”, ndërsa duhet të përfundojë me tubim të madh ku fjalime do të mbajnë kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Fillimi i marshit është prej para ndërtesës të Kryqit të Kuq në Shkup, ndërsa duhet të përfundojë para ndërtesës së Delegacionit të BE-së.

Para selisë së Delegacionit të BE-së ku në orën 14 është paraparë tubim i madh qytetar në të cilin fjalime do të mbajnë kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, aktorja dhe përfaqësuesja sindikale Sanja Arsovska dhe gazetari Tomislav Kezharovski.