Në Qeveri sot u nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim kombëtar të granteve për 40 projekte të cilët do të realizohen përmes IPA-programit të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Vlera e tyre e përgjithshme është 15 milionë euro – 85 ër qind janë siguruar nga Bashkimi Evropian, ndërsa 15 për qind ose 2,4 milionë euro janë nga buxheti shtetëror, përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

Në nënshkrimin e marrëveshjeve me përfaqësuesit e institucioneve që i fituan grantet, ministri Suhej Fazliu tha se 40 projektet janë aprovuar në thirrjen e parë publike pasi me sukses e kanë kaluar procesin e vlerësimit. Vlerësuesit kanë qenë nga Organi drejtues në Greqi, Sekretariati i përgjithshëm i IPA-programit dhe nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Njoftoi se buxheti i përgjithshëm për këtë program deri në vitin 2020 është 45,5 milionë euro. Prej tyre, 85 për qind janë nga BE-ja, ndërsa 15 për qind bashkëfinancim nga buxheti i shtetit.

“Shteti u ndihmon dhe i inkurajon aplikantët potencial, siç janë komunat, organizatat civile, shkollat, universitetet, kopshtet, spitalet, asociacionet dhe subjekte të tjera jopërfituese që të përgatisin projekte, të hyjnë në konkurrencë dhe të sigurojnë mjete nga Bashkimi Evropian. Të gjithë që do të fitojnë mjete për financim të projekteve e ndihmojnë veten dhe bashkësinë lokale. Në të njëjtën kohë, realizohen çështje prioritare pa u shpenzuar mjete nga buxhetet komunale”, theksoi Fazliu.

Në implementimin e projekteve nga IPA-programi midis Maqedonisë dhe Greqisë, tha, janë përfshirë mbi 80 partnerë, ndërsa shfrytëzues të përfitimeve janë qytetarët nga katër rajone planore në Maqedoni dhe nga pesë rajone në Greqi.

Грант ИПА 1

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e prezantoi projektin për të cilin nënshkroi marrëveshje – Sistem i unifikuar informatik për këmbim të informatave midis njësiteve në mbrojtjen primare shëndetësore në rajonin ndërkufitar. Theksoi se kjo është marrëveshje e parë të cilën Ministria e Shëndetësisë e firmosë me një institucion partner nga Greqia për realizim të projektit të financuar nga IPA-projekti i BE-së.

“Buxheti i përgjithshëm i këtij projekti është 480.463 euro dhe është me kohëzgjatje prej dy vite. Ministria e Shëndetësisë së bashku me Spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli dhe Spitalin klinik nga Manastiri në mënyrë partnere do të bashkëpunojnë me Organizatën greke kombëtare për sigurim të shërbimeve shëndetësore, Instituti teknologjik-edukativ ‘Aleksandar’ – Reparti për gjinekologji dhe obstetrikë dhe Spitali i përgjithshëm ‘Pela’. Në kuadër të këtij projekti janë paraparë programe edukative për mjekët të cilët do të punojnë në skrining të gjirit në Gjevgjeli dhe Manastir, si dhe furnizim të ultazërit për eho i dedikuar për Spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli dhe mamograf për Spitalin klinik në Manastir”, tha Filipçe dhe pret që me projektin do të përmirësohet sistemi shëndetësor në rajonin ndërkufitar.

Midis institucioneve të cilët sot nënshkruan marrëveshja janë edhe Komuna e Gjevgjelisë, Qendra për Menaxhim me Kriza, Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor Juglindor, Drejtoria Doganore…Me grantet e ndara do të sigurohet efikasitet energjetik në një shkollë në Vallandovë dhe në një kopsht në Radovish, në Novo Sellë do të përmirësohet kujdesi shëndetësor dhe shërbimet sociale për personat e moshuar, janë përfshirë më shumë se 50 biznese me verë, si dhe mbështetje teknike dhe menaxhim me kriza humanitare dhe katastrofa natyrore në rajonin ndërkufitar.