Identitet i ruajtur, hapje e mundësisë për tejkalimin e nacionalizmit joproduktiv dhe afrimin e qytetarëve të të dy vendeve, rrënimin e stereotipeve dhe miteve, hapërimin drejt së ardhmes dhe përparimit, janë pjesë e përfitimeve nga Marrëveshja e Prespës.

Ky është dokument, i cili bazohet në respektimin e të drejtave të njeriut dhe është vegël për avancimin e tyre. Edhe pse përfitimet nga ai janë në masë më të madhe pozitive, megjithatë ai është edhe dëshmi se në të drejtën ndërkombëtare jo çdoherë marrëdhëniet zgjidhen mbi parimin e barazisë, por shpesh herë kushtet i diktojnë më të fuqishmit.

Këto janë pjesë e konkludimeve në debatin e sotëm diplomatik-shkencor që u mbajt në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në organizim të Klubit Diplomatik.

Për ta, Marrëveshja është vegël dhe si e tillë mund të jetë e përdorur dhe e keqpërdorur.

“Ajo nuk është garanci se me të vërtetë gjithçka do të bëhet mirë. Si edhe çdo vegël, mund të përdoret në mënyrë e cila mundet të shënohet si negative. Garanci themelore e përdorimit të mirë të marrëveshjes është mekanizmi kontrollues i instaluar në të, e i cili është i lidhur me të drejtat edhe liritë e njeriut”, tha para të pranishmëve profesoresha Mirjana Najçeska.

Ajo foli për Marrëveshjen në aspekt të respektimit të të drejtave të njeriut dhe theksoi se në Preambulën e dokumentit thuhet se palët e lidhin të udhëhequra nga parimet e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe liritë dhe dinjitetin.

Дебата Договор МНР

Sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski tha se Marrëveshja e  Prespës, së bashku me Marrëveshjen me Bullgarinë, paraqet shembull unik të hapësirave ballkanike për arritjen e kompromisit dhe zgjidhjen e çështjeve afatgjata historike, me të cilat hapet një kapitull i ri në rajon.

“Në këtë moment jemi në një periudhë kyçe historike për të ardhmen e vendit tonë, ndërsa qeveritë mbeten të përkushtuara në implementimin dinjitoz dhe të shpejtë të Marrëveshjes nga Prespa, por jetësimi i saj do të varet nga vullneti i qytetarëve të Maqedonisë dhe të Greqisë. Më 30 shtator qytetarët e Maqedonisë do të kenë mundësi ta dallojnë dhe definitivisht ta konfirmojnë pakthyeshmërinë në zhvillimin e proceseve pozitive transformuese demokratike në shoqërinë tonë. Jam i bindur se ky rast unik nuk do të humbet”, tha ai. 

Për diplomatin Sashko Todorovski, Maqedonia që në vitin 1936 ka qenë para dilemës – dëshira e quajtur një shtet dhe realpolitika apo, siç tha “në gjuhën popullore, zogu në dorë”.

“Në vitin e largët 1936 edhe paraardhësit tanë e kanë zgjidhur të njëjtën në mënyrën më të drejtë dhe më pragmatike, por edhe përmes gabimit të vetëdijshëm apo si fiksim juridik apo politik. Ata a e kanë ditur se kjo pjesë e Maqedonisë është e njëjtë si edhe si gjithë Maqedonia, por ky vendim i tyre është dëshmuar si i drejtë. Nëse është pritur apo pranuar varianti ekstrem ndoshta edhe sot nuk do të kishim shtet nacional”, theksoi ai.

Sipas tij, kritikat më të mëdha lidhur me Marrëveshjen janë emotive dhe të ndërlidhura me termin maqedonizëm, ashtu siç është kuptuar tek, në perceptimet tona.

“Kundrejt kësaj sipas meje ataku kryesor deri në nivelin e atentatit të pasuksesshëm drejt identitetit tonë ishte dhe ende është shkurtesa FYROM… Përpjekjet që shkurtesa të shndërrohet në emër për shtete fajromia, ndërsa ne tek fajromët kemi arritur ta hetojmë që në fazën fillestare”, shtoi ai.

Violeta Petrovska Beshka nga Instituti për psikologji u përqendruar në barrierat psikologjike të dy palëve të kufirit.

Përmendi se barriera e parë është identiteti. Identiteti social është pjesë e identitetit të çdo individi dhe është i ndërlidhur me grupet që u takojmë. Ajo theksoi se është interesante si identiteti shfrytëzohet gjithmonë kur flitet kundër Marrëveshjes edhe atë nga dy anët e kufirit.

Ajo e potencoi rëndësinë e arsimit si faktor të rëndësishëm në krijimin e të gjitha barrierava politike. “Ende kemi arsim në të cilën mungon mendimi kritik, që rrjedh kolektivizëm dhe nevojë nga një grup mbështetësish. Mungon arsimi për participim demokratik dhe përgjegjësi sociale”, shtoi Petrovska Beshka.

Ambasadori Viktor Gaber theksoi se kur në shekullin e 19-të është zhvilluar koncentrimi shtetëror i popujve ndaj bazës gjuhësore dhe kulturore janë etabluar kombet e para, ndërsa në pjesën më të zhvilluar të Evropës me sukses ishte futur miti se ajo pjesë i nxjerr rrënjët nga Elada antike.

Shtoi se shteti bashkëkohor i krijuar i grekëve, luftëtarët e tij më të shquar për liri dhe veçanërisht sundimtarët e vendosur nga oborret perëndimore në shekullin e 19-të me sukses e eksploatuan atë mit për rrënjët e civilizimeve evropiane në Eladën antike për mbijetesën e shteteve të reja të atëhershme dhe zgjerimin eventual të saj. Perëndimi, shton ai, për të e shfrytëzoi shprehjen latine “greçi”, e jo Elada, në çka insistojnë grekët bashkëkohorë.

“Disa përpjekje në historinë bashkëkohore të Maqedonisë nga disa faktorë politik për t’i nxjerrë rrënjët për këtë shtet aktual me popull dhe komb maqedonas nga mbretëria antike maqedonase tregohen si mit i papranueshëm për elitat politike evropiane dhe botërore shkencore. Ai miti ynë afatshkurtër dhe i shuar nuk arriti të futet në komponentin civilizues të vlerave antike dhe prandaj edhe ashtu në mënyrë të ashpër është shkelur”, sqaroi Gaber.

Ai shtoi se Marrëveshja e Prespës është një dëshmi për konstantën e civilizimit – se për arritjen e ndryshimeve esenciale të suksesshme zhvillimore të planit të brendshëm dhe të jashtëm të skenës duhet të marrin pjesë dy faktorë vendimmarrës – ai kohor dhe udhëheqës.

Irena Stefoska, politikane akademike thotë se në qendrën e nacionalizmit maqedonas në dekadën e fundit ishte miti për prejardhjen antike për kombin, gjegjësisht idenë se ekziston lidhje direkte dhe vazhdimësi historike midis kombit të sotëm modern të Maqedonisë dhe mbretërisë antike.

Diplomati Blagoj Zashov theksoi se me të drejtën ndërkombëtare është paraparë që marrëdhëniet e dy shteteve të rregullohen në bazë të barabartë, por shtoi se ajo barazi është relative, që është treguar në rastin me Maqedoninë dhe Greqinë, gjegjësisht përmes aktvendimit nga Haga.