Karvani i Shtabit të Krizave kundër referendumit mbrëmë kishte takime me qytetarët e Komunës së Kavadarit. Në takimet qytetarët në mënyrë masive porositën se me anë të bojkotit do të parandalojmë fshirjen e gjithçkaje që është maqedonase dhe se askush nuk mund të na e ndryshojë emrin dhe identitetin. Marrëveshja kapitulluese dhe e dëmshme me Greqinë për ndryshimin e emrit, identitetin dhe historisë së popullatës së Maqedonisë, nuk do të kalojë sepse popullata masivisht nuk do të dalë në referendum dhe do ta bojkotojë.

E gjithë bota e sheh se maqedonasit janë të përcaktuar fuqimisht që me çdo kusht të parandalojnë gjenocidin ndaj popullatës maqedonase. Jemi duke u përballur me një moment historik ku është e rëndësishme të mbesim si maqedonas. Pas referendumit të pasuksesshëm do të bie qeveria e kukullave në Shkup dhe ata nuk do të kenë kohë për t’i realizuar kërcënimet të cilat i drejtonin në teren ndaj qytetarëve për të dalë në votime.

Kjo nuk është luftë e partive apo liderëve, kjo është luftë për Maqedoninë. Lufta e jonë është e drejtë, ne luftojmë që maqedonasit të mos fshihen nga harta botërore e kombeve, ne luftojmë për mbijetesë të një populli të tërë, lufta e jonë është detyrë e shenjtë dhe për atë Maqedonia do të fitojë, u theksua në takimet.

Loading...