Lucas Leiva nuk mund të thotë se kur do ta përfundoi karrierën e tij në Lazio sepse “nuk ka menduar për këtë gjë”

Mesfushori është në sezonin e dytë të tij me klubin, por tashmë është thënë se atij i është ofruar renovim dhe një rol drejtori momentin kur do të pensionohet.

“Nuk kam menduar për përfundimin e karrierës sime”, ka thënë Lucas gjatë një konference për shtyp para ndeshjes me Apollon Limassol.

“Jam shumë i lumtur këtu, jam i kënaqur dhe Lazio me ka dhënë diçka më shumë si lojtar. Brazili është gjithmonë në mendjen time, por nuk jam duke menduar shumë për të ardhmen. Po mendoj për të tashmën dhe Lazion”.

“Koha këtu është shumë e mirë, familja janë të lumtur, kështu që jam duke punuar për të bërë më të mirën për ekipin’