Në vend se të përhapin lajme të rreme për marrëveshjen VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski duhet të tregojnë nëse do të marrin pjesë në referendumin e së dielës, theksojnë në LSDM.

“Janë të kota akuzat e VMRO-DPMNE-së për kinse falsifikim të historisë. Ndryshimet kushtetuese do të realizohen pas referendumit në frymën e marrëveshjes maqedono-greke dhe e garantojnë identitetin maqedonas. Në mënyrë decide thirremi në dokumentet konstitutive të ASNOM-it me çka forcohet dhe vërtetohet kontinuiteti historik i shtetësisë maqedonase. Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet të prononcohen nëse duan të hyjnë në BE dhe NATO si maqedonas apo do të mbeten të vetëm dhe të izoluar në mbrojtje të krimit? VMRO-DPMNE dhe Mickoski mund të shpikin edhe gënjeshtra më të mëdha, por për fat nuk janë ata që vendosin. Vendosin qytetarët shumica e të cilëve qartë janë përcaktuar për të ardhmen në BE dhe NATO. Vendosin qytetarët të cilët do të dalin dhe votojnë më 30 shtator”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.