PSV Eindhovenin e pret një detyrë e vështirë të martën në mbrëmje pasi që e viziton Camp Nou në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, me skuadrën holandeze që do të këtë punë me Barcelonën por Hirving Lozana ka kërcënuar se ata do ti sulmojnë ata

23 vjeçari po ashtu ka pranuar që ka një dashuri të madhe për skuadrën katalunase përderisa i konsideron kundërshtarët e tij të së martës si më të mirët në botë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar”, ka thënë ai në konferencën e tij për shtyp.

“Ata janë një skuadër e madhe, me lojtarë të mëdhenj, ne do të bëjmë më të mirën që mundemi. Kam disa postere në dhomën time, një me Barcelonën. Messi gjithmonë ka qenë lojtar i madh, ai është i frikshëm. Për mua, ai është më i miri në botë, por ne do të tentojmë ta ndalim”.

Gjatë fëmijërisë së tij, Lozona thotë se ai do të realizonte ëndrrën e tij nëse luan për skuadrën në Camp Nou.

“Është një ëndërr e bërë realitet”, tha ai. Kurrë nuk kam menduar për të por falëndëroi Zotin që me ka dhënë një mundësi. Është një ndeshje e rëndësishme për mua dhe dëshirojë të luaj sa më mirë”.

Meksikani po ashtu është pyetur për interesin nga Barcelona, për të cilin ai ka thënë se ka njohuri që është i vërtetë.

“Ia dola mirë në Botëror dhe shumë klube me kërkuan. Agjenti me ka thënë se ka pasur interesim edhe nga Barcelona. Do të ishte plotësim i ëndrrës sime nëse luaj në këtë klub të mad