Para ndeshjes se Real Madridit me Espanyolin, trajneri Julen Lopetegui edhe njëherë ka mbrojtur sistemin e tij të rotacionit të portierëve

Edhe Keylor Navas edhe Thibaut Courtois kanë mbrojtur në disa ndeshje muajin që lamë pas.

Megjithatë, ai ka insistuar që problemi i vetëm këtu është se klubi ësht ëi kënaqur sepse ka garë edhe brenda për vend në formacion.

“Ata trajnohen shumë mirë dhe kjo është një situatë natyrale, që është më shumë se evidente për ne brenda e që do të shihet edhe jashtë”, tha Lopetegui për gazetarët.

“Çdo gjë është shumë e thjesht sesa ajo çfarë ju kërkoni ta shihni. Futbolli nuk është vetëm për formacionin startues. Të gjithë janë të rëndësishëm, të gjithë do të përpiqen që ato çka i mësojnë dhe zhvillojnë ti vënë në praktikë”.

Lopetegui tani ka arritur 100 ditë në krye të skuadrës se Los Blancos dhe ka reflektuar pak a shumë me jetën e tij në Santiago Bernabeu.

“Duket se është shumë shkurt sepse gjithçka po ecën shumë shpejt”, ka shtuar ai.

“Nuk mendoja që do të shkonte kaq shpejtë por shpresojë që të kem sa më shumë ditë dhe të vazhdojë të fitojë ndeshjet me këtë skuadër”.

“Asgjë nuk është e garantuar deri në fund të sezonit por kësaj skuadre do ia jepja notën 10 në të gjitha aspektet, sidomos në përkushtim dhe gatishmëri”.

Taktikisht, trajneri i Realit i është shmangur edhe pyetjeve për Cristiano Ronaldon dhe kartonin e tij të kuq, kryesisht për atë se nëse do të ishte në Real Madrid nuk do ta kishte marrë atë.

“Ky është një debat më shumë për ju se për mua”, është përgjigjur ai.

“Nuk e kam parë mirë por të tjerët me kanë thënë se nuk ishte karton i kuq. Ndonjëherë bëhen gabime por kjo është logjike, VAR ndihmon në përmirësimin e këtyre gabimeve, edhe pse unë nuk jam këtu për të folur për të tilla gjëra”.