Mauricio Pochettino nuk do ja merr shiritin e kapitenit portierit, duke insistuar se portieri i Tottenhamit “është penduar për të gjitha”

Hugo Lloris do të mbetet kapiten i Tottenhamit pavarësisht se ai u shpall fajtor për vozitje në gjendje të dehur në gjykatë të mërkurën, ka konfirmuar Mauricio Pochettino, trajner i skuadrës.

Fituesi i Botërorit ishte stopuar duke vozitur në shpejtësi të madhe me Porsche Panamera të tij në orët e hershme të mëngjesit të 24 gushtit dhe nga analizat e bëra ai kishte kaluar 80 mikrogram i alkool për 100 mililitra në ajër, dyfish më shumë se limiti legal i lejuar në Angli dhe Wales.

Atij i është ndaluar 20 muaj vozitje dhe është gjobitur më 50 000 funte nga gjykata Magistrates në Westminister.

“Natyrisht, që do të jetë”, tha Pochettino kur u pyet sot në konferencën për gazetarë se a do të jetë Lloris kapiten në ndeshjen kundër Liverpoolit.

“Natyrisht, ai është penduar për të gjitha dhe e tëra çka ka ndodhur para disa dite nuk është mirë”, ka thënë Pochettino.

“Sigurisht, ai nuk ndihet mirë. Ai tha se ishte fajtor për këtë situatë dhe u tregua i papërgjegjshëm”