Liverpool ka bërë sonte një ndeshje spektakulare për të mposhtu ekipin e shekëve të Paris. Një ndeshje që do të mbahet mend pasi që Reds arritën ta fitojnë në minutat e fundit të saj. Për Liverpool shënuan Sturridge (30), Milner (36) dhe Firmino (92). Për PSG shënuan Meunier (40) dhe Mbappe (83)

Liverpool edhe njëherë ka arritur që të jap emocione të mëdha në ndeshjen e sotme kundër PSG.

Reds i kanë mposhtur sheikët e PSG’së në një ndeshje drithëruese në Anfield.

Pjesa e parë padyshim që ishte një pjesë që i takoi Liverpoolit.

Liverpool vazhdonin të sulmin portën e Areolas për të shënuar golin e epërsisë, me Salah, Firminho dhe Sturridge që ishin disa herë afër të shënon.

Në anën tjetër mysafirët ishin ata që kundërsulmonin me treshen e tyre të frikshme, Mbappe, Neymar dhe Cavani.

Megjithatë, vendasit vinë të goli i parë në minutën e 30’të. Robertson bën një krosim të bukur e ku nga afërsia shënon Daniel Sturridge për të festuar me stilin e tij të veçantë.

Në të njëjtin lojtar shkaktohet penallti në minutën e 35, e të cilën në gol e shndërron Milner në minutën e 36’të.

Pak para se të hynte ndeshja në minutën e 40, Thomas Meunier shfrytëzon një huti në mbrojtjen e Liverpoolit për ta ngushtuar epërsinë në 2-1.

Me këtë rezultat përfundon edhe pjesa e parë.

Edhe pjesën e dytë Liverpool e fillon shumë më mirë.

Madje ata arrin që edhe të shënojnë golin e tretë në minutën e 57’të me Salah por që u anulua pasi që anësori kishte referuar faul në portierin.

Liverpool pati edhe disa mundësi të mira për shënim në pjesën e dytë, derisa PSG u treguan përsëri të rrezikshëm me anë të kundërsulmeve.

Por, kur shkonte ndeshja drejt përfundimit, një gabim i Van Dijk i kushtoi Liverpoolit pasi që Mbappe barazon rezultatin në minutën e 82’të.

Por, kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, në skenë doli Boby Firminhi që shënoi në minutat shtesë të takimit.

Shaqiri po ashtu ka luajtur 10 minutat e fundit për Liverpool.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Liverpoolin pasi që kanë mposhtur rivalin direkt të tyre për vendin e parë në grupin C.