Tubimin përmbyllës për fushatën e Referendumit, Lëviza Besa, e zhvilloi në qytetin e Tetovës, ku u zgjodh edhe kryetari i forumit rinor të Lëvizjes Besa, Liridon Useini.

Në tubimi përmbyllës në qytetin e Tetovës, kryetari Kasami falenderoj aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes Besa, të cilët përkrahën fushatën e Referendumit, i cili do të mbahet më 30 shtator.

Bashkë me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami,  prezent ishin edhe Sekretari Gjeneral dhe njëherit edhe Shefi i shtabit për fushatën e Referendumit, Arjanit Hoxha, deputetët Teuta Bilalli dhe Fadil Zendeli, nënkryetarët Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri, poashtu edhe kryetari i degës së Tetovës Gazmend Aliu.

Kryetari Kasami në fjalim e tij, në mes tjerash theksoi se: “ Gjatë fushatës së Referendumit, kemi qenë prezent nga Kumanova e deri në Strugë, dhe të gjithë aktivistëve, simpatizantëve, por mbi të gjitha, iu kemi bërë thirrje të shqiptarëve, që ta përkrahin Referendumin, duke votuar pro, dhe me këtë njëherë e përgjithmon te iu japim fund, mendësive të vjetra politike.  Të votojm pro që, sistemi gjyqësor të funksionoj pa ndikime politike, që të mos na përsëriten rastet e montuara, ku shqiptarët kanë qenë gjithnjë viktima, të këtyre rasteve, siç janë: Sopoti, Monstra, Kumanova, Gostivari etj, ku drejtësia çdoherë ka munguar.  Duke votuar PËR më 30 shtator, rruga drejt NATO-s dhe BE-së do të jetë shumë më e lehtë dhe me këtë, do të kemi një të ardhme të ndritur.  Të votojmë pro që të jemi të barabartë edhe në kushtetutë dhe të mos llogaritemi më si përqindje, por si shqiptarë.

Mesazhi i Lëvizjes Besa është shumë i qartë : I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që bashkarisht të angazhohemi në suksesin e plotë të Referendumit si proces dhe me këtë të dëshmojmë se meritorët e ndryshimeve historike që do ta bëjnë Maqedoninë anëtare të NATO-s dhe BE-së, është populli e jo politikanë të korruptuar, të cilët tentojnë çdo sukses të vendit ta llogaritin si meritë të tyre, ndërsa për katrahurën që kanë bërë gjatë qeverisjes së tyre, për rastet e montuara, dhe për shumë elemente destruktive, për këta nuk marrin përgjegjësi.