Lea’ mban titullin projekti më i ri nga Alban Skenderaj.

Kënga është lansuar sot edhe me videoklip në kanalin ‘Youtube’, një klip mjaftë interesant ku sjellë historinë e një vajze që jeton jetën e saj, pavarësisht problemeve që ka.

Edhe kësaj radhe Albani nuk ka ikur nga stili i tij, teksa në videoklip paraqitet shumë pak, madje pjesë e klipit është edhe bashkëshortja e tij, Miriam Cani.