Procesi integrues euroatlantik i Republikës së Maqedonisë dhe referendumi i ardhshëm ishin në fokus të takimit të sotëm të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski me Alen Lej Roa, ambasador francez dhe ish i dërguar special i BE-së në vend.

Ambasadori Le Roa dërgoi mbështetje të fuqishme për referendumin e ardhshëm, si parakusht për integrimin tonë përfundimtar në NATO dhe në BE.

“Parisi zyrtar fuqimisht qëndron pas aspiratave euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Le Roa në takim.

Zhernovski theksoi se Republika e Maqedonisë ndodhet para një momenti historik dhe shans historik për qytetarët ta trasojnë rrugën e shtetit në të ardhmen.

Ai theksoi se shteti ynë është në hap më afër realizimit të qëllimit tonë strategjik, , anëtarësim në BE dhe në NATO”, theksohet në kumtesën e MPJ.

Informoi për reformat e realizuara si dhe për përpjekjet, të cilat Qeveria i ka ndërmarrë në drejtim të fillimit të negociatave me BE-në në vitin 2019 dhe për anëtarësim në NATO.