Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk pranojnë të marrin pjesë në seancë të rregullt, pa përfunduar seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga ta për votimin e rezolutës që çështja e territorit të mos diskutohet në Bruksel.

Seancën e rregullt sot e kanë bojkotuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilët ka kërkuar që fillimisht të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita, njofton Klan Kosova.