Lazio ka shënuar një fitore të rëndësishme sonte në Dacia Arena kundër Udineses prej 0-2, një fitore kjo që po e ngjit në pozitat e para këtë skuadër në Serie A

Lazio e Valon Berishës dhe Strakoshës e Riza Durmishit gradualisht është duke u kthjellur dhe ngjitur në pozitat e para në Serie A.

Pas fitore 4-1 kundër Genoas në vikend Lazio ka shënuar fitore edhe kundër Udineses mëq rezultat 1-2.

Pjesa e parë përfundoi pa gola derisa Lazio pati më shumë mundësi për të shënuar edhe pse nuk e arriti këtë.

Në pjesën e dytë Lazio e nisi njëjtë si të parën dhe arriti të goli në minutën e 61’të me Acerbin, derisa pesë minuta më vonë shënon edhe Correa.

Pas pësimit të dy golave, Udinese fillon sulmet dhe arrin që të ngushtoi rezultatin në minutën e 80 më anë të Nuytinck.

Udinese kishte mundur që të barazoi mos të bënte disa intervenime bravuroze Strakosha.

Me këtë fitore Lazio arrin në kuotën e 12 pikëve në vendin e tretë pas pesë ndeshjeve të luajtura.