Ekipi dialogues qeveritar, nuk do të votohet në Seancën e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur në kuadër të propozim vendimit nga ana e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të Klan Kosova brenda Qeverisë, të cilët nuk kanë dashur të identifikohen.

Seanca e jashtëzakonshme që do të trajtonte çështjen e ekipit negociator qeveritar u tha se do të niste në ora 16:00 por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Kjo seancë si dhe një seancë tjetër e thirrur nga opozita, janë duke u shtyr që nga dita e së martës.